A e ka problem Corey Gamble që nuk do të ketë fëmijë me Kris Jenner?

Kris Jenner dhe Corey Gamble janë në një lidhje prej 5 vitesh tashmë. Ndonëse dyshja ka një diferencë moshe të konsiderueshme prej 25 vitesh, kjo nuk ka qenë një pengesë për raportin e tyre. Së fundmi burime ekskluzive kanë treguar për ‘Hollywoodlife’ se Jenner dhe Gamble nuk e kanë problem që nuk kanë fëmijë bashkë dhe se kjo gjë nuk është në planet e tyre, pasi e kanë pranuar marrëdhënien ashtu siç është.

Dyshja ka udhëtuat në destinacione të ndryshme gjatë festave dhe jo vetëm, duke qëndruar shumicën e kohës pranë njëri-tjetrit dhe duke u kujdesur për raportin e tyre.

Kujtojmë se Kris është nënë e 6 fëmijëve të marrëdhënieve të mëparshme të saj, ndërsa Corey nuk është bërë ende baba./revistawho.com