A e fitoi vërtet Ardit Çuni orën prej 250 mijë eurosh? Përgjigjet këngëtari!

Lajmi se Ardit Çuni fitoi një orë me vlerë 250 mijë euro në rrugët e Londrës qarkulloi me shpejtësi në të gjithë mediat vendase. Duhet thënë se ndjekësit u ndanë në dy pjesë, disa mendonin se një gjë e tillë ishte e pamundur e të tjerë ishin të bindur që fati këtë radhë ishte me këngëtarin dhe ai e kishte fituar vërtet orën prej 250 mijë eurosh.

Ardit Çuni në një intervistë për revistën “Bordo” ka sqaruar se fati ishte me të këtë radhë dhe ai e ka fituar orën, por 10 vitet e ardhshme do të jetë e mbyllur në një kasafortë në një nga bankat më të sigurta në Angli, ndaj fansat nuk mund ta shohin nga afër kur takojnë këngëtarin. “Fati donte të ishte me mua në një vizitë timen në Londër, ku rastësisht u takova me bilionerin e famshëm të Anglisë dhe fitova një nga sfidat e përgatitura prej tij.

Pjesa tjetër tashmë është histori – Unë nuk jam as përdorues orësh dhe as fans i tyre (qesh). Me thënë të drejtën më qeshej sepse nuk ja dija rëndësinë…, por e mora vesh më vonë nga portalet kur filluan të më sillnin oferta për ta blerë…! Për të gjithë ju që më pyesni nëpër aeroporte apo evente ku është ora, rrini të qetë sepse për 10 vitet e ardhshme do të jetë e mbyllur në një kasafortë në një nga bankat më të sigurta në Angli”, shprehet Arditi për “Bordo”.

Gjatë intervistës Arditi foli edhe për eksperiencën e tij më të fundit, atë të opinionistit në “Big Brother Fun Club”, “Mund ta quaj me plot gojën një arritje tjetër profesionale dhe një ngjitje e shkallëve në mënyrë të ngadaltë, por me hapa të sigurt në shtëpinë time Top Channel. Kush më mirë se një banor që e ka provuar eksperiencën brenda shtëpisë, mund ta bënte dhe analizën e lojës dhe të dinamikave që ndodhin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndihem shumë komod në këtë pozicion, pasi lidhet drejtpërdrejtë dhe me shkollimin tim si specialist komunikimi. Përveç të tjerash, formati i “Big Brother” ka një vend të veçantë në zemrën time dhe nuk mund të ishte ndryshe”.

Bordo