A e dini pse njerëzit e suksesshëm veshin gjithmonë të njëjtat rroba?
Në një event, i pyetur pse pothuajse gjithmonë vesh të njëjtën bluzë gri, Zuckerberg u shpreh: “Unë me të vërtetë dua të bëj një jetë në të cilën do të shqetësohem më së paku për vendimet që janë aq të parëndësishme se çfarë të vesh këtë ditë. Unë dua t’i shërbej komunitetit për ta bërë botën një vend më të mirë. Garderoba nuk ka asnjë pjesë në të”. Mirëpo, themeluesi i Facebook nuk është i vetmi.
Steve Jobs ishte pothuajse gjithmonë me një triko të zezë dhe xhinse. Veshja e tij pothuajse u shndërrua në uniformën zyrtare të punonjësve të Apple. Jobs madje u përpoq të dizajnonte një uniformë në një rast, por ideja e tij u refuzua.
Ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama, ka veshur kryesisht një kostum blu ose gri. Obama së fundmi “tronditi” publikun kur u shfaq me një kostum ngjyrë bezhë sepse normalisht nuk i ndan ngjyrat blu dhe gri. Dhe ai, ashtu si Marku, deklaroi se nuk merr kurrë vendime në lidhje me ushqimin dhe veshjen, sepse ka një sërë vendimesh shumë më të rëndësishme për të marrë.
Karl Lagerfeld: Marka e tij tregtare është një kostum i zi, këmishë e bardhë, syze dielli dhe doreza. Vetëm për shkak se ai është drejtori i Chanel, nuk do të thotë se ai ndjek të gjitha trendet e modës. Lagerfeld ndryshon ‘historinë’ aty-këtu, por i qëndron ‘klasikëve’.
Christopher Nolan: Xhaketë e zezë e dobët, këmishë blu, pantallona të zeza dhe këpucë të thjeshta. Me këto fjalë “New York Times” përshkroi veshjen tipike të regjisorit Nolan. Ai u shpreh shumë kohë më parë se zgjedhja e rrobave ishte një humbje kohe.
Elizabeth Holmes: Miliarderia e re do ta shihni gjithmonë me një kostum të zi. Ashtu si Jobs, Holmes vesh një “uniformë” të përbërë nga një kostum i zi dhe kur shfaqet me një fustan, është një fustan i zi: “Është uniforma ime, më lehtëson gjërat, vesh të njëjtën gjë çdo dite sepse nuk me duhet te mendoj per te, dicka me pak. Jam e fokusuar ne pune, e marr seriozisht dhe kjo duket ne veshjen time”.
Matilda Kahl, një drejtore artistike në Nju Jork vendosi të veshë të njëjtën veshje çdo ditë. Përfitimet që dolën nga ky vendim ishin, më pak stres, më pak pyetje. Bluza e saj e bardhë mëndafshi dhe pantallonat e zeza u bënë marka e saj. Kjo mënyrë të veshuri, përveçse redukton stresin dhe mundësinë e vendimeve, rrit buxhetin.
Barrymore pothuajse shkroi një artikull në lidhje me këndvështrimin e saj të ri për jetën dhe marrëdhënien e saj me rrobat:
“Unë jam gati 40 vjeç dhe veshjet për ata që janë 20 nuk kanë më kuptim për mua. Dhe pas dy fëmijëve, rrobat për ata që janë 30 nuk më rrinë më. Unë jam në një udhëkryq tani për sa i përket veshjes, dhe është shumë e dhimbshme.”
Edhe e mrekullueshme Anna Wintour nuk ka dalë nga kostumi i saj prej ‘tweed’ dhe këpucët Manolo me majë të hapura për vite me rradhë.
Është e qartë pse ka “minimalizëm” në veshje, ne jemi bërë një shoqëri që mbytet në gjërat që zotëron. Njerëzit kërkojnë lirinë dhe shpëtimin. Ata janë në kërkim të zgjidhjeve të reja. Nuk është çudi që gjithnjë e më shumë njerëz nuk duan të jenë skllevër të gjërave./abcnews.al