A duhet t’i shkoni dikujt në dasmë të veshur me të zeza?
Tendencat e stilit të veshjes së të ftuarve në dasmë ndryshojnë, por një pyetje duket se mbetet: A mund të vishni të zeza në një dasmë?
Kur bëhet fjalë për dasma, e zeza konsiderohet gjerësisht si një ngjyrë e papërshtatshme, ashtu si e bardha (të cilën supozohet ta veshë vetëm nusja). Por kohët kanë ndryshuar.
“Në shumë raste, veshja e zezë në dasmë është parë si diçka e gabuar, sepse zakonisht ngjyra e zezë lidhet me zinë”, tha për Brides Elaine Swann, eksperte dasmash. “Por është absolutisht e pranueshme që një grua të veshë fustan të zi në një dasmë,” shtoi ajo.
A duhet t’i shkoni dikujt në dasmë të veshur me të
“Me kalimin e viteve, çiftet kanë qenë më të hapur për të thyer rregullat dhe për të zgjedhur kodet jo tradicionale dhe moderne të veshjes nëpër dasma. Sot, ka kaq shumë opsione veshjesh për të zgjedhur, përfshirë edhe të zezën,” tha për The Knot ekspertja Shawne Jacobs.
Megjithatë të dyja theksojnë se ka shumë rëndësi stili personal, vendodhja e dasmës dhe koha e ceremonisë. “Rekomandimi im është të shmangni veshjen e ngjyrës së zezë nëse është një dasmë me shumë atmosferë tropikale [për shembull buzë detit],” thotë Swann.
Anabelmagazine