A duhet të vaksinohen njerëzit që e kanë kaluar Covid? Mjeku Pipero jep përgjigjen

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka deklaruar se personat që e kanë kaluar Covid-19, nuk e kanë të rekomanduar vaksinimin. Megjithatë, ai ka thënë se çdo gjë varet nga udhëzimet e OBSH dhe të politikave lokale.

“Unë kam pasur dhe kam mendimin se personat që e kalojnë Covid-19, me ose pa nevojshmëri klinike, jo vetëm përballin një sfidë, por edhe krijojnë imunitet natyral, i mjaftueshëm dhe i vlefshëm për një kohë relativisht të gjatë, ndoshta për gjithë jetën, kjo mbtetet për t’u parë, natyrisht, ndaj mendoj se nuk e kanë të rekomanduar vaksinimin, madje nuk e kanë as të nevojshëm, edhe pse nuk ju bën dëm, përkundrazi.

Gjithsesi, varet nga udhëzimet e OBSH-së dhe politikave lokale ta aplikojnë apo jo vaksinën. Në ketë rast, unë do mendoja që ata të ishin fasha e fundit për ta aplikuar”, është shprehur ai në një intervistë për “Gazeta Si”.