A duhet kryer marrëdhënie mes çifteve në karantinë? Ja përgjigjia e Zhaklin Lekatarit
Zhaklin Lekatari ka qenë sot në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”, ku i është përgjigjur pyetjes nëse a transmetohet koronavirusi përmes marrëdhënieve seksuale. “Nëse jetojmë në të njëjtin ambient me partnerin tonë, ndajmë shumë momente ndaj të cilave mund të infektohemi, sipas seksologëve, mund të kryejmë marrëdhënie. Nëse nuk jetojmë në të njëjtin ambient, nëse jemi beqarë, është më mirë të qëndrojmë të izoluar”, ka thënë Zhaklin Lekatari.