A do t’i vendos Barbana bebit emrin e vëllait të saj të ndjerë Ergit?!…
Barbana Dini këngëtarja nga Shkodra jeton tashmë në Amerikë me partnerin e saj ku do të bëhen së shpejti prindër.
Pas shumë kohësh këngëtarja ka vendosur të bëjë një “ask questions” me fansat dhe pyetja më e shpeshtë që i është bërë ka qenë në lidhje me vëllanë e saj të ndjerë Ergi Dinin, i cili humbi jetën vite më parë nga një aksident me motorr.
Fansat e kanë pyetur Barbanën nëse do ti vendos emrin e vëllait bebit që do të vijë së shpejti në jetë dhe ajo është përgjigjur se ende nuk e ka vendosur akoma një gjë të tillë.Barbana ka thënë gjithashtu se këto ditë do të zbulojë edhe gjininë e tij.