A do t’i rikthehet Flor Mumajesi hiteve? Ndoshta kjo video i thotë të gjitha

Këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare Flor Mumajesi, ka disa kohë që nuk ka shkruar dhe këndojë tekste që në të vërtetë i rezistojnë kohës. Këngë që menjëherë kthehen në hite dhe vargjet e të cilave kujtohen në çdo kohë.

Po ku ka shkuar vallë Flor Mumajesi, me çfarë po merret këto kohë, cilat janë projektet e tij dhe a do t’i rikthehet sërish muzikës?

Këto janë disa pyetje që fansat e tij i bëjnë shpesh, por këngëtari ka vendosur të mbetet i heshtur në mes të gjithë këtyre pikëpyetjeve. Nëse do të hedhim një vështrim nga rrjetet e tij sociale, ai ka vendosur që të merret me shumë me promovime këngësh apo fjalimesh të të tjerëve, duke e lënë në hije veten dhe karrierën e tij. Këngëtari numëron në Instagram një numër ndjekësish prej 752 mijë, që do të thotë se fansat e tij nuk largohen kurrë të mësojnë më shumë rreth jetës dhe veprimtarisë së tij, pavarësish mungesës në muzikë.

Një video e cila është bërë viral së fundmi duket këngëtari së bashku me dy nga miqtë e tij më të mirë Klajdi Harunin dhe Brunon, duke kënduar një fragment muzikor ku i mëshohej fjalës “ndoshta”.

Ndoshta Flor Mumajesi do të rikthehet në muzikë?

living.al