A do të rikthehet Xhemi në televizion? Përgjigjet vetë moderatorja

Disa javë më parë, Xhemi Shehu konfirmoi zërat për largimin e saj nga “Portokalli”. Pyetja e ndjekësve është vetëm një: në cilin ekran do ta shohim Xhemin sërish?

Në një nga postimet e fundit të Arbana Osmanit, dy miket e ngushta – si shumicën e herëve – kanë kaluar mëngjesin bashkë. “Duket domethënë që nga mëngjesi këtë vit, këtë sezon, nuk jemi për televizion”, dëgjohet të thotë Arbana. Ka qenë përgjigja e Xhemit ajo që ka ‘prerë’ shpresat për një rikthim të mundshëm të moderatores në televizion. “Këtë sezon?! Unë s’jam për gjithë jetën, po ti thuaj”, është përgjigjur Xhemi. Pra, duket se ajo ka hequr dorë një herë e mirë nga ekrani. Arsyet? Nuk dihen ende…

Xhemi ka preferuar të mos tregojë shumë lidhur me largimin nga “Top Channel”, ashtu sikurse gjithçka kemi zbuluar deri tani, ajo ka preferuar ta ndajë me ndjekësit në Instagram edhe këtë informacion. /News31