A do të largohet nga Portokallia?! Salsano reagon për herë të parë…
Ditët e fundit, ka qarkulluar lajmi në media se dy moderatorët e “Portokalli” Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi nuk do të jenë më pjesë e saj.
Aludimet nisën që pas një postimi të faqes zyrtare të “Top Channel”, të cilët kishin hapur audicionet për moderatorë dhe aktorë të rinj.
Pas këtyre lajmeve, nuk kemi patur ndonjë reagim nga dyshja e shumëpërfolur, por mbrëmjen e djeshme në Top Albania Radio, Salsano Rrapi thyen heshtjen.
Salsano moderon një program “Ndryshe” në TAR me Palomën, kjo e fundit e ngacmoi derisa e bëri që të jepte një sqarim për lajmet që po qarkullojnë në media.
I pyetur nëse vërtetë do të largohet nga Portokallia, Salsano tregon se me ikjen e Enedës kanë përfshirë edhe atë.
Në çdo sezon të ri të Portokallisë hapen audicione, por unë do jem, nuk kam ikur, do jem brenda…