A do të ketë një surprizë për Oltën brenda shtëpisë?! Gerta Gixhari komenton lojën e të motrës në “Big Brother VIP”!
Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë e ftuar gazetarja Gerta Gixhari. Ajo na ka folur më shumë mbi fenomenin e “Big Brother VIP”, lojën e banorëve, por edhe atë të motrës së saj, Oltës…
Si e komenton ajo të motrën si lojtare brenda shtëpisë?
Olta është një ndër lojtaret më të forta, më luftarake. Nuk bën kompromise. I ka vënë vetes qëllim se do jetë fituese, edhe pse ndonjëherë ka luhatje dhe bën ato deklaratat ku thotë se Luizi do të jetë fitues. Tregon një lloj realiteti dhe sinqeriteti që pranon situatën. Por prap merr forcën dhe kurajonë për të qenë në qendër të asaj shtëpie.
Nga ana tjetër Olta ka shumë strategji që e bëjnë atë një nga lideret e shtëpisë…
Ndryshe nuk do të ishte në krye të banorëve. Nëse ke premisa për të qenë lider do të kontrollosh situatën se çfarë ndodh në shtëpi. Ata brenda nuk janë në gjendje të dëgjojnë çdo gjë dhe është një këndvështrim ndryshe. Olta nuk bën intriga, është shumë e drejtpërdrejtë. Ajo i tregon gjërat ashtu siç kanë ndodhur.
Po në lidhje me përplasjet e shumta të Oltës me Luizin, çfarë ka Gerta për të thënë?
Ne e shikojmë që ai përdor epitete shumë fyese dhe mënyra e komunikimit me Armaldon për mua është shumë denigruese. Ai kërkon të uli figurën e tij. Nuk e kuptoj opinionin publik si e mbështesin me ato fjalë fyese.
A mendon t’i bësh Oltës një surprizë brenda shtëpisë?
Jo. Ka kohë akoma se është një peridhë e gjatë deri në përfundim të spektaklit. Ndoshta pak më vonë. Tani ajo është shumë e kontrolluar në lojë, në debatet që bën.
Mbrëmjen e djeshme kishte dhe një hyrje të re në shtëpi, aktorja Eva Alikaj. Si e parashikon Gerta lojën e saj?
Ka një natyrë shumë sensibël. Ajo shtëpi kërkon emocione shumë të forta dhe duhet të dish ta përballosh. Këtë prisnim dhe nga Bledi kur hyri dhe nuk e përballoi dot. E parashikoj pak të vështirë rrugëtimin e saj, por do e shohim.
Top Albania Radio