A do të ketë “Big Brother Vip 5”? Ja si përgjigjet Ledion Liço

Pas përfundimit të sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ku Gjesti u shpall fitues, moderatori Ledion Liço solli një lajm të shumëpritur për publikun: edicioni i pestë i spektaklit është tashmë në përgatitje.

Gjatë emisionit final “Post BBVA”, Ledioni ndau me publikun lajmin se puna për sezonin e ardhshëm ka nisur.

“Bashkë do të shihemi dhe në ‘Big Brother 5’, që do të vijë së shpejti”, u shpreh Liço, raporton Insajderi.

Ky do të jetë edicioni i dytë radhazi që Liço do të prezantojë këtë format të ndjekur gjerësisht, i cili ka sjellë në ekran personazhe të njohur të showbizit shqiptar dhe ka mbajtur shikuesit të mbërthyer për javë të tëra.

Revista Who