A do pranonte Arbana të prezantonte festivalin e ‘RTSH-së’? Moderatorja i surprizon të gjithë me këtë përgjigje
Arbana Osmani është treguar mjaft transaprente duke ju përgjigjur shumicës së pyetjeve nga ndjekësit e saj lidhur me sezonin e ri të programit ‘Dua të të bëj të lumtur’. Një prej fansave e ka pyetur moderatoren lidhur dhe me projekte të tjera, duke i shkruar: “Arbana nëse do ta propozonin festivalin e këngës në ‘Tvsh’, do ta pranoje?”.
“Ma kanë ofruar dy herë, 2014-2018 dhe për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra nuk kam pranuar. Nuk di të them se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por në të dyja rastet e mëparshme e kam vlerësuar edhe pse nuk kam mundur të jem në atë rol”, ka shkruar Osmani krah fotos së saj në ‘Instastory’.
Arbana ka vijuar t’i përgjigjet edhe shumë pyetjeve të tjera që fansat e saj i kanë drejtuar në ‘Instagram’, duke u treguar mjaft transparente me ta./revistawho.com