A do martohet Luana Vjollca këtë vit?

Teksa të gjithë po presim me padurim të mësojmë më shumë detaje rreth projekteve të reja të Luana Vjollcës, një lajm fantastik vjen nga ajo.

Moderatorja ka postuar një foto në Instagram ku shkruan: “Gjejeni pak kush do martohet këtë vit?” duke lënë të surprizuar të gjithë ndjekësit.

Këta të fundit duket se mezi e kanë pritur këtë ditë pasi komentuan menjëherë poshtë postimit “Ti” ose “Luana”. Seksioni i komenteve u mbush me reagime të shumta mirëpo një prej tyre tërhoqi vëmendjen, ai i grimierit, Arbër Bytyqi i cili shkroi: “Emisioni yt. Dua shpërblim nëse e qëllova”.

Luana-2

Ky postim na bën të dyshojmë nëse lidhet me jetën private të Luanës apo ka lidhje me programin që në qëndër ka çiftet. Ende nuk dihet si qëndron e vërteta e këtij postimi ndaj na duhet të presim për ta zbuluar në ditët në vazhdim…/News31.al