A do largohet nga muzika? Rrëfehet Ermal Fejzullahu: Ja kush është femra më e bukur shqiptare
Këngëtari Ermal Fejzullahu si rrallë herë ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka rrëfyer detaje nga jeta personale dhe profesionale.
Teksa u pyet nga ndjekësit, Ermal Fejzullahu u shpreh se nuk e ka menduar asnjëherë që të heqë dorë nga muzika për një profesion tjetër.
‘A ke menduar ndonjëherë të largohesh nga muzika dhe të merresh me biznes tjetër,’- e pyeti një prej fansave.
‘Hmm se kam menduar asnjëherë’– u përgjigj këngëtari.
Teksa ndjekësit ishin kuriozë të dinin se kush është sipas Ermal Fjezullahut, femra më e bukur shqiptare, ai përmendi emrin nënës së tij: ‘Nera Fejzullahu!’
Këngëtari pranoi se i ati, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, nuk e ka rrahur asnjëherë ndërsa e ëma çdo ditë.
‘Babi jo, asnjëherë, po bashkëshortja e tij, mami im çdo ditë,’- shkroi ai, teksa shoqëroi përgjigjen me emoji duke qeshur me lot.
Ermal Fejzullahu foli edhe për kilet e tepërta, teksa këshilloi ndjekësit të mos kenë komplekse për trupin e tyre.
‘Ne që jemi të mbushur, kur shikojmë të njerëzit e dobët themi vetëm kockat i kanë mbetur,’– i shkroi një prej fansave.
Ndërsa këngëtari iu përgjigj: ‘Nuk mendoj asgjë të them të drejtën. Larg komplekseve. Kilogramët e mi i mbaj unë në trupin tim, askujt nuk i vjen rëndë.’
/Panoramaplus.al