“A do gjyq me mua?”, Këngëtari i njohur akuzon Adelina Ismailin në emisionin e saj
Adelina Ismajli është akuzuar në emisionin e saj nga këngëtari i njohur Arif Vladi për këngën e kënduar nga vetë ai duke i mohuar akuzat e saj dhe duke i thënë se do ta hidhte në gjyq.
Këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Ismaili është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar. Me zërin e veçantë dhe një karrierë mjaftë të suksesshme, ajo mbetet një ndër artistet, këngët e së cilët vijojnë të dëgjohen edhe sot.
Para dy javësh, këngëtarja nisi rrugëtimin e saj të ri si moderatore me emisionin e saj “Tetë a tetë me Adelinën”. Të shtunën e kaluar ajo kishte si të ftuar Fatmir Limajn për të folur për luftën e kosovës dhe detaje nga e shkuara e tij. Gjatë intervistës u përmend edhe kënga “Marshi i UÇK-së” kënduar nga Arif Vladi dhe Adelina pretendoi se ky i fundit është paguar për këngën në fjalë.
Këngëtari ka reaguar menjëherë pas këngës, i cili i mohoi akuzat dhe i kërkoi këngëtares të nxirrte fakte përndryshe do ta hidhte në gjyq.
Ditën e sotme, Adelina ka vërteuar se Vladi është sponsorizuar vërtetë për këngën e UÇK-së dhe ka treguar se nuk trembet fare nga kërcënimet e tij për gjyq.
“Mirëmëngjesi Arif Vladi. A po don gjyq me mua? A i ke paguar taksa Kosovës kur je paguar në koncertet që lajmëroheshin si humanitare? Zvicrës? Gjermanisë? Et. Ky është vetëm fillimi. Ju duhet të qëndroni në emisionin ‘Tetë a tetë’ për të kuptuar se kush vërtet jeni. Vërtet ka kaluar koha kur keni shkelur mbi njerëzit e mirë, kur keni shitur të shenjtën. Ama tash faqen ta qnuki pak”- ka shkruar Adelina.
(s.s)/dosja.al