A do e shohim nuse Jonida Maliqin? Rrëfehet këngëtarja dhe zbulon detaje nga jeta private
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi prej disa kohësh po shijon lidhjen e dashurisë me aktorin Romeo Veshaj.
Dhe gjatë një mini-interviste me ndjekësit u pyet nëse do bëhet nuse.
Por këngëtarja u shpreh se nuk ka ndërmend më të veshë fustanin e bardhë.
“Ja vjeç je dhe a ke ndërmend të martohesh? Kemi qejf të të shohim nuse!”- e pyeti një prej ndjekësve të saj.
“Seriozisht e ke? Jo më (qesh),”- iu përgjigj Jonida Maliqi.
Ajo zbuloi edhe tipare të karakterit të saj, duke treguar se nuk është tip që hakmerret dhe se beson në karma.
“Sa tolerante je? A je tip që hakmerresh?”– ishte një tjetër pyetje që iu drejtua këngëtares, ndërsa Jonida Maliqi iu përgjigj: “Unë besoj shumë në karma, ndaj mendoj gjithmonë që mos bëj keq, që të mos gjesh keq në këtë jetë.”
/Panoramaplus.al