“A do doje dikë që s’të do?”- Fifi i shuan kureshtjen ndjekësve për jetën private: As respekt nuk kishte për mua…
Fifi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët nuk i kanë kursyer pyetjet për jetën personale të këngëtares.
“Nëse të rastis të duash fort dikë që ndoshta s’do të të dojë, a do vazhdoje ta doje?”,- ishte pyetja e parë, së cilës artistja iu përgjigj: “Më ka pas rastisur të doja dikë. Lëre që nuk më ka dashur, por që as respekt s’kishte për mua.
Kështu që përgjigjen e ‘a do e vazhdoja’, s’ta jap dot se ndjenjat me buton nuk janë. Por që të paktën jam munduar të mos e fik butonin e shpresës.
Zoti të merr diçka e të jep atë që meriton. Dhe unë jam momentalisht në mesin e njerëzve që dua”.
Fifi tha se përveç vetes, personi që mund të dojë më shumë në këtë jetë është fëmija i saj.
Një tjetër e pyeti: “Domethënë, kjo shprehja ‘dashuria të qëron’, ty të paska qëruar me kohë?”.
“Prej kohësh jam e qëruar unë”, – u shpreh artistja duke lënë të kuptohet se është e dashuruar.
Mirëpo, kur vjen puna për të ndryshuar diçka për dashurinë, Fifi u përgjigj në mënyrë kategorike “jo”, sepse sipas saj, nëse dashuria nuk të pranon si je, atëherë nuk është dashuri. Por, për dashurinë mund të kishte sakrifikuar diçka.