“A do bëhesh babi së shpejti?”, Erik Lloshi jep përgjigjen e papritur
Këngëtari shqiptar, Erik Lloshi, ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit e tij në “Instagram” mbrëmjen e kaluar.
Disa nga pyetjet lidheshin me bashkëshorten e tij, Rominën dhe jetën krah saj.
Sigurisht Eriku nuk mund t’i shpëtonte pyetjes nëse do të bëhet baba së shpejti.
Ai e ka shmangur përgjigjen, duke zbuluar një detaj tjetër mjaft të ëmbël. “Do bëhem xhaxha”, u përgjigj ai.
Eriku vetë duket se po shijon akoma martesën me Rominën, pasi shpesh i bën dedikime në rrjete sociale dhe duken më të lumtur se kurrë.