A besoni te karma? Nëse po, lexoni patjetër 12 ligjet e saj

“Karma është një qasje se si të jetojmë jetën tonë në mënyrë që të mund të bëhemi versioni më i mirë i vetes,” thotë Dr. Jennifer Rhodes, psikologe e licensuar, ndërsa Tejal Patel, një eksperte e meditimit dhe vëmendjes, e sheh karmën si një cikël “shkak dhe pasojë” që ka të bëjë me veprimin, jo me rezultatin.

Koncepti i karmës ndryshon; varet kë pyesni. Në sanskritisht, karma fjalë për fjalë do të thotë “veprim”. Patel shpjegon se gjithçka që bëni krijon një energji përkatëse që kthehet tek ju në një formë. Ja cilat janë ligjet e karmës:

Shkaku dhe pasoja: Sipas këtij ligji, çfarëdo mendimesh ose energjie që të nxjerrësh, të kthehet – e mirë apo e keqe. Në mënyrë që të merrni atë që dëshironi, duhet të mishëroni dhe të jeni të denjë për ato gjëra.

Ligji i krijimit: Ligji i krijimit thekson rëndësinë që jeta nuk është se thjesht ndodh. Që të ndodhin gjëra në jetën tuaj, duhet të merrni masa.

Ligji i përulësisë: Ligji i përulësisë bazohet në parimin që duhet të jesh aq i përulur sa të pranosh që realiteti yt aktual është rezultat i veprimeve të tua të kaluara.

Ligji i rritjes: Ndryshimin duhet ta nisni nga vetja. Ndryshimi i vërtetë ose rritja fillon me atë mbi të cilën ju keni kontroll, që është vetja, jo të tjerët.

Ligji i përgjegjësisë: Ligji i përgjegjësisë është një kujtesë që ju zotëroni atë që ju ndodh në jetë. Ju jeni produkt i zgjedhjeve që bëni.

Ligji i “këtu dhe tani”: Duhet të përqafosh të tashmen. Kjo mund të ndodhë vetëm kur të largoni mendimet ose sjelljet negative nga e kaluara.

Ligji i lidhjes: Ky ligj bazohet në parimin se gjithçka në jetën tuaj, përfshirë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj, janë të lidhura.

Ligji i përqendrimit: Ligji i përqendrimit ju inkurajon të përqendroheni në një gjë në të njëjtën kohë.

Ligji i të dhënit: Ky ligj ju ndihmon të kuptoni rëndësinë e veprimeve. Ju duhet t’u përkushtoheni gjërave ku besoni.

Ligji i ndryshimit: Historia do të vazhdojë të përsëritet derisa ju të mësoni nga përvoja dhe të ndërmerrni hapa që të bëni diçka ndryshe.

Ligji i durimit dhe shpërblimit: Tregohuni të durueshëm me qëllimet tuaja dhe ato do të realizohen. Kërkohet durim dhe përkushtim.

Ligji i domethënies dhe frymëzimit:Ndonjëherë, çfarë bëjmë mund të na duket e vogël, por mund të ketë një ndryshim të jashtëzakonshëm në jetën e dikujt tjetër. Ligji i domethënies dhe frymëzimit është ligji i duhur kur keni nevojë për motivim. Sipas këtij ligji, çdo kontribut që ju jepni do të ndikojë në botë.

Anabelmagazine