A besoni dhe ju si Kiara Tito që njeriu mund të dashurojë vetëm 3 herë në jetë?
Kiara Tito ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, e maskuar si një Drakula sexy për Halloëeen. Me këtë rast, Bieta Sulo i ka bërë një pyetësor bazuar nga informacionet që dihen për Drakulën e një prej tyre ishte: Drakula besohet se ka qenë i martuar 3 herë, ti sa herë je dashuruar? Kiara tregoi se ka qenë vetëm njëherë e dashuruar, por beson se njeriu dashurohet tre herë në forma të ndryshme.
“Dashuria vjen në forma të ndryshme dhe duke kaluar vite, ti kupton që nuk është njësoj si të dashurosh kur je e vogël dhe të duash në këtë moment kur ti ke arritur të kesh eksperienca. Kështu që mendoj se në mënyra të ndryshme, mund të dashuroj njeriu 3 herë në jetë. E treta, e vërteta. Deri tani, unë kam qenë 1 herë e dashuruar”, tha Kiara.