“Disa nuk e meritojnë t’i ndizet kamera para tyre!”/ Ronela Hajati ka një mesazh për këngëtarët që dalin nga hiçi
Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, megjithëse shpesh herë është konsideruar si e nënvlerësuar në raport me talentin dhe projektet e arrira muzikore që sjell për publikun.
E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio nën moderimin e Jonida Aliçkollit dhe Kejvin Kalo, ajo theksoi se sot në tregun muzikor nuk ka barrierë. Artistja tha se disa nuk e meritojnë t’i ndizet kamera pasi nuk kanë kulturë e formim artistik.
“Disa nuk e meritojnë t’i ndizet kamera para tyre. Të jesh artist duhet të kesh kulturë e formim artistik.Sado që unë mund të bëj këngë eksplicite apo balada, mund ta bësh kur njerëzit janë mësuar me ty. Njerëz që dalin nga hiçi dhe mendojnë se me para mund të të zhdukin ty, në një shtet tjetër kjo nuk do ndodhte. Unë nuk dua të gjykoj. Ske çfarë bën, të paktën të përpiqesh të ecin këngët e tua,” është shprehur Ronela.
Këngëtarja më pas ka zbuluar për herë të parë në emision se në shtator ose në tetor do të vijë me një baladë, të cilën ja ka dedikuar babait dhe është tepër personale për të. /News31