Can Yaman bëhet nervoz, i ati rrëzohet, Diletta vendoset në siklet
Një situatë e sikletshme ka ndodhur për Can Yaman, të fejuarën e tij Diletta Leottën dhe familjen e aktorit. Gjatë pushimeve në Turqi çifti ka darkuar në një restorant së bashku me prindërit e Can dhe pasi dolën nga restoranti gazetarët e fotografët i kanë ndjekur këmba-këmbës. Ky veprim e ka nervozuar aktorin, i cili u përpoq të largohej me shpejtësi për te makina. E teksa nxitonin, babai i tij u rrëzua.
Ndërkohë gazetarët turq pyesnin vazhdimisht Dilettën, por kjo e fundit u vendos në siklet pasi nuk kuptonte asnjë pyetje dhe thjesht u buzëqeshi.
“Nuk po kuptoj asgjë. Kjo gjë më bën për të qeshur. Është një situatë shumë qesharake”, u shpreh ajo.