Dalin analizat e lotëve prej gjaku të Shën Marisë së Viboneses

Lëngu që rrjedh nga sytë e statujës së njohur të Shën Marisë “Immacolata Concezione” në San Gregorio në zonën e Vibonese, nuk është gjak.

Kjo është përgjigjja ende informale e analizave të bëra nga një ekip shkencor pas debateve të shumta. Kryetari i bashkisë, Pasquale Farfaglia tha se gjithsesi do të mundohet të zbardhë arsyet e “të qarit” të statujës.

Praninë e lëngut të kuq që binte nga sytë e statujës së Madonës, 50 centimetra e lartë, ishte kujdestari i gruas së moshuar që zotëron kopshtin, ku ndodhet statuja, ngjitur me shtëpinë e saj.

“Nuk përjashtohet që mund të jetë po aq një ngjarje e jashtëzakonshme, si dhe se ishte një truk” – shkruajnë mediat italiane.

Kryebashkiaku thotë se është i gatshëm të shkojë deri në fund për të kuptuar origjinën e fenomenit të çuditshëm të vërejtur disa ditë më parë. ©LAPSI.al