“Më thonin gjirafë”/ Të jesh Miss Shqipëria nuk është aspak e lehtë të gjesh burrë

Mbrëmjen e së shtunës në “Soiree” me Jonida Shehun ka qenë e ftuar “Miss Shqipëria 2020” Iljada Baci. Edhe pse vetëm 16-vjeçe, Iljada arriti të “rrëmbejë” kurorën mes 26 konkurrenteve në një spektakël të mbushur me emocion.

Edhe pse u shpall më e bukura e vitit 2020, Iljada ka zbuluar se shumë njerëz i venë në pah gjatësinë e saj si një problem, ndoshta dhe për të mos gjetur burrë.

Ajo ka treguar se kur ka qenë në 9-vjeçare është bullizuar për shkak të gjatësisë dhe kishte edhe nga ata që e quanin gjirafë.

Ndër të tjera ka treguar se shumë djem frikësohen nga ajo për gjatësinë e saj. “Ka dhe djem të cilët nuk frikësohen. Kanë vetëbesim. Ata që frikësohen sikur duan të mbrojnë veten. Nëse janë më të shkurtër se unë fillojnë thonë je shumë e gjatë ti, nuk jam i shkurtër, je ti shumë e gjatë, si do gjesh burrë etj.

Më përpara më ka shqetësuar shumë, pasi pothuajse jam bullizuar për gjatësinë time. Kam qenë shumë e gjatë gjithmonë. Më thonin ‘gjirafë’ kur kam qenë në 9-vjeçare”, ka treguar Iljada Baci, ndërsa u pyet më pas nga Jonida Shehu nuk e kishte vuajtur këtë gjë.

“Pak. E mendoja që do doja të isha më e shkurtër, ndërsa tani them që do doja të isha pak më e gjatë”, u përgjigj Iljada, në emisionin e transmetuar mbrëmë në ABC.