Kujt do ja bëjë gropën nga personazhet e “Për’puthen”? Fation Kuqari e ka një përgjigje

Fation Kuqari është një nga nga djemtë më të komentuar të “Për’puthen” megjithëse rrugëtimi i tij në program nuk zgjati aq sa pritej. Megjithatë, vëmendja vazhdon të jetë te ish-konkurrenti i programit të dashurisë në rrjete sociale por jo vetëm. Sot, ai ishte i ftuar në rubrikën “N’fermë” me Mariana Kondin në emisionin E diell, ku ndër të tjera foli edhe pak për eksperiencën e tij në reality show-n. “Kujt do ja bësh gropën te “Për’puthen” dhe ta mbulosh tamam?”, e pyet aktorja. Fationi nuk ka nguruar të përgjigjet.

“Ti mendon se e meriton njeri gropën nga ata? Respekt nga të gjithë, asgjë më tepër. Ata në punën e vet, une në punën time”, është shprehur ish-konkurrenti.

Më pas Mariana e ka ngacmuar Fationin nëse ai është një lidhje dhe a do të shkojë për pushime me të. “Kë do femër do marrë me vete?”, e pyet ajo. “Unë zakonisht iki në grup, me shoqërinë”, është përgjigjur i riu.

“Një femër ti e ke”, ka vazhduar Mariana. “Nuk e kam”, ka përfunduar Fationi duke i siguruar të gjithë që është single. /News31