Kjo është kënga që Eranda Libohova është penduar që e ka bërë. Sipas saj, ne as e dimë që ajo ekziston

E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, Eranda Libohova tregoi më shumë për karrierën e saj muzikore e për këngën tek të cilat jep gjthçka pasi kërkon perfeksion deri në detaje. Por përpos perfeksionit, Eranda ka një peng. Bëhet fjalë për një këngë që ajo është penduar që e ka kënduar e madje ka investuar për t’i bërë videoklip.

“Kam një këngë që jam penduar që e kam kënduar dhe jam munduar ta fshij nga repertori publik. Është kënga “Më nga mu”. Ja është kënga që ti nuk e di që ekziston. Është një këngë që u bë në një periudhë tranzicioni artistik dhe nuk e kam shumë qejf dhe përzemër. Ekziston edhe në Youtube, por nuk e këndoj. Nuk do ta kisha bërë kurrë atë këngë dhe e kam bërë edhe me videoklip, kam bërë një goxha investim. Videoklipi është shumë në rregull, por kënga nuk më ngjit. Është një këngë koti”-tha Eranda.