Para se bebi të vijë, Orinda bën fotot-kujtim, u jep forcë grave të tjera
Orinda Huta pret fëmijën e parë prej muajsh, një vajzë që e ka gëzuar atë dhe familjen më shumë se çdo gjë. Me një set të ri fotografik ku në fokus është ajo dhe bebushi në bark, Orinda na tregoi gjithë ndjesitë.
“Lavdi Zotit për këtë bekim! E kam shijuar këtë pritje të ëmbël? Patjetër që po dhe i lumturohem ende çdo momenti që ajo leviz brenda meje. I kam shijuar kaq shumë momentet tona bashkë e vogla ime A. 🧿💗Lutem për secilën prej jush që është në pritje, por edhe ato që e dëshirojnë. Zoti është i mirë! Ai do t’i pergjigjet lutjeve tuaja! #beso”, shkroi ajo.
Me lutje, dashuri dhe vetëm shkronjën e parë të emrit, Orinda i tha të gjitha./revistawho.com