Italiani bën dasmën në hotelin luksoz të Vlorës me çek të falsifikuar
“Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fals të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë!”
Denoncimin e ka bërë Hotel Regina Group në Vlorë në faqen e tij në Facebook.
“Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht!
Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmërojë të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh Shqipërinë nga Google Earth!
Sigurisht që rasti do referohet në polici sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandëshkuar.
P.S.
I bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë!” – shkruan hoteli në denoncimin e tij. ©LAPSI.al