“Atdheu ka qef brunet”, Sara Malaj tregon detaje nga ndarja
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sara Malaj, ka konfirmuar ndatjen nga Atdhe Xharavina.
E ftuar tek “Top Arena”, Malaj tha se nuk janë më bashkë, por pavarëshisht kësaj kanë shumë respekt për njëri-tjetrin.
“Unë dhe Atdheu nuk jemi më bashkë. Nuk ka qenë lojë, pëlqimi ka qenë, thjesht mospërputhje karakteresh. Më duket sikur ka qejf më shumë brunet, kot u lodhëm ne të dyja (i drejtohet Antonela Berishës). Na iku gjithë mundi kot. Etapë e mbyllur Atdheu, ngelet respekti”,– tha Sara.
Para disa javësh ishte Atdheu ai që dha një sqarim për fansat për herë të parë, duke pranuar se nuk është më bashkë me Malajn dhe se kjo ishte vënë re nga postimet e tyre në rrjete sociale, që u morën si “thumba” ndaj njëri-tjetrit.
Dyshja kanë fshirë edhe fotot që kanë pasur bashkë në Instagram.
Dyshimet u shtuan kur Atdheu shkoi në Vlorë të festonte ditëlindjen e tij nën shoqërinë e vajzave seksi në jaht, identiteti i të cilave nuk u zbulua, pasi mbanin maska në fytyrë.