Alex Rodriguez nuk i ndahet ish-partneres së tij Jennifer Lopez?!

Alex Rodriguez, ish-partneri i Jennifer Lopez, është momentalisht një nga personazhet më të komentuar në rrjet. Mediat ndërkombëtare raportuan se ai nuk e ka përjetuar aspak mirë romancën e re të ish-partneres së tij dhe kjo duket të jetë mëse e vërtetë.

Pasi ish-partnerja e tij Jennifer Lopez u fotografua në krahët e Ben Affleck, duket se Alex Rodriguez hoqi dorë nga shpresat për tu rikthyer me divën dhe vendosi të hedhë hapin e rradhës. Ai u rikthye tek ish-gruaja. Nuk e dimë ende nëse rikthimi është romantik, por si për fillim Alex dhe ish-bashkëshortja janë ushtruar bashkë në palestër dhe ai nuk ka ngurruar që ta postojë foton në “Instagram”. Në fotot e publikuara ai dukej më i lumtur se kurrë.

Së fundmi është përhapur me shpejtësi lajmi se Alex ka marrë me qira një rezidencë prej pesë milionë dollarësh në Bridgehampton në Long Island të New York-ut, e cila është tre minuta larg nga shtëpia e Jennfier. Alex është vendosur në shtëpinë e tij të re pasi dhe gjatë fundjavës kishte ndarë disa video.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alex Rodriguez (@arod)

Ky veprim i tij vjen pak ditë pasi Jennifer dhe Ben konfirmuan ribashkimin e tyre. Ata u fotografuan për herë të parë duke u puthur në buzë me njëri-tjetrin në publik duke kaluar pushimet së bashku rreth dy javë më parë.

Rikujtojmë se, ish-gruaja e Ben Affleck, Jennifer Garner, nuk po lejon që fëmijët të takohen me gruan që po frekuenton i ati në këto momente. Garner thotë se është shumë shpejt për ta dhe nuk dëshiron që Jennifer Lopez t’i njohë nga afër tre fëmijët e saj.

Top Albania Radio