Skena si në filma aksion, propozimi për martesë përfundon me unazë dhe lot
Propozimi për martesë duhet të jetë një moment i veçantë për çdo çift. Kur themi i veçantë, mendojmë se ajo duhet ta mbajë mend përgjithmonë për mirë.
Gjithsesi jo të gjithë pëlqejnë këtë mënyrë. Një djalë i ri kishte vendosur të bënte diçka më ndryshe, duke menduar se në këtë mënyrë do t’i bënte përshtypje partneres së tij.
Teksa po drejtonte veturën dhe në krah kishte edhe partneren, në dritaren e shoferit trokitën disa persona që e “detyruan” të ndalet në anë të rrugës.
Ata e i thanë djalit se do ta rrihnin fort nëse shefit të tyre nuk ua kthen borxhin prej 80 mijë pesos, duke ia treguar vazhdimisht shkopin e bejsbollit.
Në fund doli të ishte gjithçka e inskenuar – duke e bërë partneren e tij të trembej tej mase dhe të shpërthente në lot.
Në një moment ai u gjunjëzua para saj, por ajo ishte e shokuar edhe ende nuk mund të besonte që ishte një shaka – pavarësisht që ai mbante unazën në dorën.
Megjithatë, pasi ajo u qetësua i tha “po” dhe dyshja vendosën ta festonin atë moment me një darkë romantike.