“Ky quhet bullizëm”!/ Albani dhe Flori nuk i ndalin “thumbat” për njëri-tjetrin
Saga e “thumbave” plot humor mes Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesit vazhdon. Artistët, të cilët në fakt janë miq shumë të mirë, shpesh herë janë përfolur në media si rivalë në muzikë. Për këtë arsye dyshja shpesh herë bën shaka me njëri-tjetrin, si në rastin e publikimit të këngëve të tyre të fundit. Para dy ditësh, Albani dhe Elgit Doda lançuan “Parajsa 2”, ndërkohë që Threedots publikuan videoklipin e “Nina”. “Konkurrenca” e fortë mes Albanit dhe Florit për projektet e tyre nisi që dje. Këngëtarët treguan mbështetje për këngët duke i ndarë në InstaStory por emrat e njëri-tjetrit i fshinin, duke suportuar kështu vetëm Elgitin apo nga ana e Albanit vetëm Klajdin dhe Brunon.
Shakaja ka vazhduar ende edhe në një postim në feed në Instagramin e fituesit të parë të “Top Fest”, ku ai ka publikuar një pjesë të klipit të ri.
“Mua vetëm pjesa e Elgit Doda më pëlqen”, i ka komentuar Flori. Dhe kundërpërgjigjia e Albanit nuk ka munguar: “Ky quhet bullizëm! Megjithatë, Nina super këngë përveç pjesës tënde”.
Kujtojmë se këtë verë fansat në fakt prisnin një bashkëpunim mes vetë Florit dhe Albanit, megjithatë ka ende kohë për të parë se çfarë do të sjellë dyshja e artistëve! /News31