Sot Lori duket shumë e bukur nga jashtë, ama nga brenda…

Lori Hoxha qenka goditur sërish nga ankthi. Këtë detaj këtë herë, ndryshe nga rastet e tjera, e tregoi në momentin e përjetimit. “Gjeni kujt i është rikthyer ankthi me forcë të plotë”, shkroi ajo krah disa fotove ku duket e lumtur, por siç kuptohet, fshihet gjendja e saj jo aq e lehtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

Kjo është hera e parë që Lori e hap këtë temë në çastin që po e kalon, e jo kur gjendja është qetësuar. Ama nuk qenka e vetmja. Beatrix i komenton në foto: “Pra sot paska qenë dita për të gjithë ne. Ps: dukesh shumë e bukur dashuri! Dielli do shkëlqejë përsëri”.

Një ditë jo e mirë për gocat e njohura, por me siguri tek ky postim disa njerëz do gjejnë pak paqe e do kuptojnë që nuk janë vetëm. Le të shpresojmë për më të mirën./revistawho.com