DJ Sardi tregon për bashkëjetesën, dasmën dhe planet për zgjerimin e familjes!
I ftuar në “Pardon My French”, DJ Sardi i cili nuk flet shpesh për jetën e tij private ka zbuluar eksluzivisht për TAR planet për martesë dhe zgjerimin e familjes. Ai tregoi se bashkëjeton prej një viti tanimë me partneren e tij, Jonisa dhe se për momentin po shijon çdo fazë të lidhjes.
Kam 12-13 vjet që e njoh partneren time, që në kohën e gjimnazit. Atëherë ngacmoheshim sa herë shiheshim, por qëndronte aty. Derisa jemi takuar më vonë dhe nisëm të flasim sërish.
I pyetur nëse ka plane të afërta për të krijuar një familje me partneren e tij, ai zbuloi se nuk dëshiron që të nxitohet. Megjithatë. Sardi i kishte të qarta planet e dasmës.
Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, pasi dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes. Do i marrim gjërat me rradhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë. Më ka kërkuar Irma Libohova të këndojë në dasmën time, më thotë shpesh se mos merr ndonjë këngëtare tjetër. Aurela Gaçe është ofruar gjithashtu.
Top Albania Radio