U zu me Xhesika Berberin në shtëpinë ku bashkëjetonin në SHBA, Adrola Dushi ia beson sërish sekretet Kristina Bakiut
Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi prej shumë vitesh kanë qenë mikesha të ngushta. Dy modelet jetonin në të njëjtën shtëpi në SHBA ku edhe shpesh na kanë zbuluar detaje nga bashkëjetesa e tyre, ndërkohë që tentonin famën ndërkombëtare.
Mirëpo, duket se jo gjithçka po vazhdon si dikur, pasi në rrjetet sociale nuk ekzistojnë më as fotot e reja kudo të përqafuara dhe as dedikimet kushtuar njëratjetrës si dy shoqe për kokë.
Në “Instagram”, Adrola dhe Xhesika nuk e ndjekin më njëra-tjetrën. Ndërkohë, veprimi që i ka habitur më shumë së fundmi ishte edhe një postim i Dushit, që u komentua si një dedikim për Xhesin.
“Ti s’mund të ndryshosh njerëzit rreth teje, por ti mund të ndryshosh njerëzit rreth teje”, shkruhej në postimin që ka shtuar shumë dyshime. Burime pranë vajzave treguan se një zënkë e përsëritur në shtëpinë që ndanin bashkë në New York ka bërë që vajzat të ndahen keq, e madje të mos kenë as një komunikim me njëra-tjetrën.
E vetëm pak kohë nga kjo ndodhi, Adrola duket se është rikthyer te miqësia e vjetër me modelen tjetër Kristina Bakiu. Komentuesit kanë filluar me kunjat, se tashmë Adrola ia beson më shumë sekretet personale Kristinës sesa Xhesikës. Miqësia e tyre filloi 10 vite më parë.
Adrola dhe Kristina ishin të parat që provokuan fantazinë mashkullore me fotot sensuale shumë pranë njëratjetrës. Dy mikeshat e shfaqën hapur afrimitetin e tyre që kanë në jetë, me anë të pozave artistike që realizuan shpesh pranë njëratjetrës.
Ndjekësit e kishin të vështirë t’i dallonin kush ishte njëra dhe kush tjetra, aq shumë ngjajnë në tipare modelja Adrola Dushi dhe “Miss Universe Albania 2015”, Kristina Bakiu.
Ato janë mikesha të vjetra, dhe me fotot sensuale kërkuan t’i tregonin botës se mund të ekzistojë miqësia e vërtetë edhe brenda të njëjtit profesion. Ato kalojnë shumë kohë bashkë, ndërsa nuk ngurrojnë të ndajnë momente edhe në rrjete sociale. Para ca kohësh, vajzat vendosën të bënin nga një tatuazh të njëjtë, duke gdhendur në lëkurë miqësinë e tyre të përjetshme.
Ato gdhendën në krah vitin e njohjes, 2012, atëherë kur nisi edhe shoqëria e fortë mes tyre. “Gjithçka filloi këtu“, shkruante Adrola krahas fotos që ka publikuar në “Instagram”. Edhe për t’u shpëtuar hatërmbetjeve me njëratjetrën shoqet e ngushta Kristina Baki dhe Adrola Dushi mendojnë se femra e pazëvendësueshme shqiptare për sa i përket bukurisë është Valbona Selimllari.
Miss-i historik shqiptar mbetet gjithmonë e bukur, pavarësisht se vitet kalojnë. Adrola Dushi tashmë është modele, por ka fituar “Miss Albania”-n. Edhe Kristina Baki ka marrë pjesë në “Miss Albania” dhe sot është një ndër modelet e suksesshme shqiptare.
28-vjeçarja Adrola Dushi e njeh Kristinën që në kohën kur njohur ish-bashkëshortin që ka një djalë, ndërsa me Xhesikën bashkëjetoi në SHBA pas divorcit. Në emisionin “Xing” me Ermal Mamaqin, ajo e quajti gabim faktin që u martua shumë e re.
“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi, do të ngelet mes meje dhe Adisit”, ka thënë ndër të tjerash Adrola.
Ndërsa në pyetjen provokuese se mos zgjodhi karrierën përpara ishbashkëshortit, modelja u përgjigj: “Jo absolutisht, gjëja që do zgjedh gjithmonë në jetën time është ndjesia e mirë, jo karriera. Karriera nuk të përmbush. Kishim arsyet tona që na sollën në këtë pikë!”.
Ish-çifti janë prindër të një djali, të quajtur Troi, e që sipas modeles është arsyeja pse ata ruajnë ende raporte të mira shoqërore.
“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”, ka përfunduar Adrola.
Më vonë, ajo foli dhe për bërjen realitet të ëndrrës amerikane. Familja e Adrolës jeton gjithashtu në SHBA, por ata janë larg dhe të gjithë të angazhuar me punë, ndaj iu desh të punësonte një dado.
“Si çdo njeri kam pendesat e mia për momente apo vendime të caktuara që kam marrë në jetë. Do të kisha dashur që shumë gjëra të ishin ndryshe”, thotë ajo. “Ndonjëherë mendoj se nëse Troi do të kishte lindur më vonë, të dy do ta kishim shijuar më shumë njëri-tjetrin.
Tani më duhet të qëndroj shpesh larg tij, të merrem me angazhimet profesionale dhe kjo sigurisht është e vështirë. Por unë do të bëj më të mirën për jetën tonë”, citohet të jetë shprehur ajo. Në lidhje me jetën si modele ajo thotë se është aq e zënë se “për këtë arsye, kur njerëzit më pyesin se ku jetoj, shpesh u përgjigjem në avion”, përfundoi Adrola.