“Bota është portokall”, Eneda Tarifa hakmerret ndaj Linda Halimit

eneda-tarifa-2

Linda Halimi u shpall fituese e Festivalit të 55-të të Këngës në RTSH, e cila kështu do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Eurosong 2017. Kënga “Botë”, një baladë e dhimbshme e kompozuar nga Klodian Qafoku ka bërë fituesen e edicionit të vjetshëm, Eneda Tarifa të shpërthejë kundër Lindës. Kur këngëtarja dhe ish-prezantuesja e spektaklit të humorit “Portokalli” përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong” me këngën “Përrallë”, u kontestua fort nga Linda Halimi me arsyetimin se njerëzit janë lodhur me këngë dramatike, vajtuese, depresionuese duke i referuar këngës “Përrallë”. Sipas Halimit njerëzit duan ritëm, relaks e kënaqësi. Tarifa nuk e kishte harruar këtë status, ndaj vendosi të hakmerret duke iu drejtuar Lindës. “Mos erdhi gjë koha të të kthej statusin e vjetshëm e dashur Linda. “Bota portokall”, shkruan Eneda, duke iu referuar këngës së dhimbshme të Lindës dhe duke cituar statusin e një viti më parë të Lindës.