Defender 21/ Kush është togerja shqiptare që është bërë pilote e helikopterëve Black Hawk

Kjo është togere Valdeta Mehanja, pilote me Regjimentin e Aviacionit amerikan. Fotoja e saj është shpërndarë nga ambasada e SHBA-së në Shqipëri.

Ajo është një shqiptare e lindur në Kosovë, por që ka shtetësinë amerikane dhe kohët e fundit vizitoi Shqipërinë në kuadër të stërvitjes, Defender21

Rrugëtimi i saj ka nisur si refugjate lufte deri sa është bërë pilote e helikopterëve UH-60 Black Hawk për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nëse ka njeri që e njeh punën e palodhur dhe vendosmërinë, ajo është togerja e 2-të Valdeta Mehanja, pilote me Regjimentin e Aviacionit 1-131. Mehanja, shqiptare e lindur në Kosovë dhe shtetase amerikane, nuk e mendonte kurrë se do mund të shihte Shqipërinë“, shkruan ambasada amerikane në Shqipëri në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Unë nuk e kisha vizituar kurrë Shqipërinë më parë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu, si pilote, në uniformë dhe me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.

“Unë nuk do ta kisha patur kurrë këtë mundësi për të fluturuar rreth Shqipërisë nëse nuk do të ishte për Ushtrinë. Mundësia për ta përjetuar këtë, më bëri shumë të lumtur“, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve.