Alban Dudushi baba i një djali me Bieta Sulon: “Të lumtur në pritje të Tij…”
Moderatori prej vitesh i “Top Show”, Alban Dudushi dhe bashkëpunëtorja e tij në emision Bieta Sulo, presin të bëhen prindër të një djali. Çifti i njohur e kanë kofrmuar lajmin që qarkulloi fillimisht në disa portale, me anë të statuseve të tyre në facebook. “Të lumtur në pritje të Tij…”, ishte mbishkrimi në foton e Dudushit, ku shfaqet mes Bietës dhe vajzës nga martesa e parë, Joel. Ndërsa Bieta ka postuar një foto me këpucët blu të bebit, me statusin “Në pritje të ëmbël”. Bieta është 5 muaj shtatzënë, por lajmin e ndau me kolegët në prag të Krishtlindjeve. Historia e saj e dashurisë me Dudushin nisi në redaksinë e “Top Show” shumë vite më parë. Në klipin e urimit që televizioni “Top Channel” realizoi këtë vit, çifti Alban-Bieta u shfaqën pranë bredhit të festave, në të cilin kishin vendosur dy papuçe ngjyrë blu, që simbolizojnë gjininë e bebit, që është djalë.