Rrobat e vockla të bebit nuk janë ende gati, Orinda e ka lënë ëmbëlsirën për në muajin e fundit
Shumë shpejt Orinda dhe Turi do të bëhen prindër për herë të dytë. Çifti po presin me padurim të marrin në krahë vajzën e tyre dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar postimet e Orindës me barkun e rrumbullakosur. Moderatorja ka treguar sot se ka filluar edhe të bëjë blerjet për vogëlushen edhe pse është në muajin e fundit të shtatzënisë.
Për blerjet po e ndihmon e motra, të cilës Orinda ia ka pëlqyer zgjedhjet.
“Po ju kur keni filluar t’i bëni blerjet? Muaji i fundit është ok?”-pyet Orinda.