Pasi u bë baba, Landi e pi kafen me Lukasin

Landi Hysi pak ditë më parë u bë baba për herë të parë me ardhjen në jetë të Lukasit. Lajmin e dha vetë Landi dhe publikoi foton e parë me vogëlushin.

Një ditë më pas, këngëtari shkroi edhe një letër emocionuese për Lukasin ku shprehte përmes fjalëve ndjenjën e të bërit baba.

Siç duket Landi nuk do të na i kursejë fotot me vogëlushin dhe ja sot ka postuar dy foto duke pirë kafen e mëngjesit. Tani e tutje ai ka një shok të veçantë që e shoqëron. Landi shfaqet pranë Lukasit, i cili ndodhet në karrocë dhe tregon dorashkat që lexojnë “Lindur në 2021”.

“Me çerrin”-shkruan Landi krah fotove.