Balerina Lori Bala, ja si duket në pritje për t’u bërë nënë

lori-bala

Lori Bala është një nga balerinat e TKOB-it, por që publiku e njeh si kërcimtaren e “Dancing with the Stars”, e cila tashmë pret të bëhet nënë për herë të parë. Lori ka postuar fotot me barkun e rritur, ndërkohë që është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël të fëmijës nga bashkëjetesa me Olti Kazaferin, i njohur si Dj. Olti. Lori dhe Dj. Olti, një nga DJ-të më të njohur të “Top Albania Radio-s” do të bekohen me vajzë pas lidhjes disa vjeçare të dashurisë.