“Unë një herë tentova, më ikën të dyja!” Mevlani kërkon këshilla nga Iljazi: “Si i mban dy gra?”

Me siguri edhe ju e mbani mend Iljazin, burri nga Peshkopia që jeton nën një çati me dy gratë dhe tetë fëmijët e tij.  Pak muaj më parë ai mori vëmendjen e të gjithve kur u shfaq në “Dua të të bëj të lumtur”, për të surprizuar dy gratë e tij. Pas bujës që shkaktoi kjo histori, u ngrit një paralele mes tij dhe Mevlanit të “Për’puthen”, që për disa muaj ka qenë i dyjëzuar për të zgjedhur mes Ledjanës dhe Antonelës. Pas batutave e memeve në rrjetet sociale, Mevlani është takuar sonte me Iljazin në “Dua të të bëj të lumtur”, në episodin e fundit të programit për këtë sezon.

“Unë një herë tentova dhe më ikën të dyja. Po si ia bën o vlla të mbash dy gra?”- pyet ish-konkurrenti Iljazin, i cili i thotë: “Do të fusësh tre. Ngatërrohen dy vetë, fiton një i tretë.”- tha ai duke thënë me nota humori se ka patur edhe një person tjetër në jetën e tij. Më pas ai ka vijuar batutat me Arbanën. Në fillim, ai refuzoi të ulej duke thënë “Për Arbana Osmanin rri në këmbë 24 orë nuk ulem”.

“Je ylli i botës, na mban gjallë. S’po ulem, për ty rri në këmbë 24 orë, çfarë të kesh për të më thënë ma thuaj dhe përgjigjem në këmbë. Kam respekt për ty”, i tha Iliazi. Arbana e pyeti nëse i bëhen xheloze gratë e prandaj nuk po ulej. “Për ty rri tre muaj nuk shkoj te gratë hiç”, iu përgjigj ai, duke shtuar se ishte shaka.

Video Player

/News31