Videot në ‘Tik-Tok’, gjyqtarja: Janë të miat, mund t’i kenë hedhur fëmijët
Të hënën është caktuar mbajtja e seancës në Këshillin e Lartë Gjyqësor për gjyqtaren e Elbasanit Enkeleida Kapedani, të cilës vetëm pak ditë më parë iu publikuan në rrjet disa video jo etike.
Bëhet me dije se Top Channel, ka zbardhur raportin ku perveç veprimeve si pyetja e sekretarëve gjyqësorë, kamerat e sigurisë , është marrë në pyetje edhe magjistratja Kapedani.
Gjyqtarja ka mohuar kategorikisht të ketë llogari në rrjete sociale, jo vetëm në “Facebook”, por edhe “Instagram” dhe “TikTok”. Ndër të tjera ajo është shprehur se videot janë të sajat por mund të jenë publikuar nga fëmijët minoren të gjyqtares.
“Videot janë personale të miat”, ka deklaruar gjyqtarja. “Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri pesë dhe tjetri 7 vjeç”, këmbëngul gjyqtarja dhe ky version do të shqyrtohet në fillim të javës, bazuar në kërkesen për pezullimin e saj nga detyra.
Kujtojmë se videot e gjyqtares me makinë të shtrenjt, veshje të shtrenjta dhe pasarelat nëpër korridoret e gjykatës u bënë virale pak ditë më parë, teksa ato publikoheshin në një llogari në Tik-Tok./Opinion.al