Gaz Paja më romantik se kurrë, mahnit Irën me dedikimin e veçantë

Gaz Paja ka dy vite që ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me bukuroshen, Ira Seferi. Çifti organizuan në vitin 2019-të një ceremoni madhështore me miq e të afërm të tyre, para se të bënin edhe celebrimin zyrtar në tarracën e bashkisë së Tiranës.

Me rastin e 2-vjetorit të martesës, Gazi i ka bërë Irës një dedikim romantik me pak fjalë, por që tregojnë shumë. Gazi nuk bën shpesh të tilla dedikime në rrjete sociale dhe kështu gjithmonë arrin ta surprizojë Irën.

“Dy vite më parë lidha kurorë me një bionde. Për këtë brunen po flas. Të dua Ira Seferi me çdo lloj ngjyre”, ka shkruar Gazi përkrah një fotografie me partneren e tij. E surprizuar nga fjalët e bashkëshortit, Ira ja ka kthyer: Aaa faleminderit për surprizën Aga! Të dua.

Më herët Ira ka treguar se me Gazin është njohur në një film, edhe pse ajo vetë nuk ka lidhje me aktrimin. Ndërkohë kujtojmë se çifti kanë krijuar një familje shumë të bukur së bashku.

Ata janë prindër të një vogëlushi shumë të ëmbël, Dardit, i cili në tetor të këtij viti do të festojë 2-vjetorin e lindjes. Mami Ira dhe babi Gazi janë treguar gjithmonë shumë të rezervuar për të voglin, ndaj i kemi parë shumë rrallë të shfaqen me të në rrjete sociale.