“E vështirë të rritesh me një trup që nuk është i yti”- 56-vjeçarja transgjinore shpenzon mbi 45 mijë euro për “fytyrën perfekte”
Një transgjinore nga Italia ka shpenzuar plot 52,000 euro për t’u dukur fiks si një femër.
Fulvia Pellegrino është 56 vjeç, Ajo i është nënshtruar një sërë operacionesh plastike për të arritur pamjen e saj aktuale, përfshirë më shumë se 150 mbushës buzësh dhe mollëzash, katër implantime të gjirit dhe dy raunde të liposuksionit, raporton “Daily Mail”.
Pellegrino ka mbështetjen e plotë të gruas së saj, Marisa, e cila gjithashtu ka shpenzuar gati 9,000 euro për operacionin në pjesën e poshtme të saj dhe tani po planifikon të bëjë ndërhyrje të tjera.
Marisa pranon se kur dalin bashkë, Fulvia tashmë i duket më shumë si një motër, sesa si një partner në jetë.
Fulvia tha: “Unë nuk jam e kënaqur me trupin tim ‘perfekt’, sepse nuk është i përsosur. Përsosmëria është diçka tjetër”.
Fluvia ishte 15 vjeç kur e kuptoi për herë të parë se ishte transgjinore, por kishte frikë nga familja e saj e rreptë fetare dhe nga babai klerik, prandaj e mbajti të fshehtë.
Ajo u takua me Marisën 32 vjet më parë. Menjëherë pasi u takuan, Fluvia filloi të frekuentonte klube homoseksualësh dhe të vishej ndryshe.
“Është e vështirë të rritesh me një trup që nuk është i yti. Ju përpiqeni ta maskoni në çdo mënyrë duke luajtur futboll, duke pirë birra, dhe duke bërë qitje për t’u dukur si burrë”,- tha ajo.
16 vite më parë, Fluvia nuk mundi të fshihej më dhe iu nënshtrua operacionit për të ndryshuar organin gjenital.
Fulvia që atëherë ka bërë shumë operacione për të arritur “fytyrën perfekte”. Tani ajo është 40 vjeçe, por ka harxhuar më shumë se 46,000 euro për të pasur atë që sipas saj e quan fytyrë perfekte.
Pas operacionit të saj të fundit në vithe, ajo nuk ka ndërmend të ndalet këtu dhe planifikon ndërhyrje të tjera për të marrë rezultatin që imagjinon.