“Jeni çifti më ‘hot’ i showbizit”, Can Yaman dhe Diletta Leotta thyejnë rrjetin nga pushimet
Can Yaman dhe Diletta Leotta i kanë hedhur poshtë thashethemet që qarkullonin së fundmi në media për një ndarje të tyre.
Çifti jo vetëm që nuk është ndarë, por po shijojnë pushimet në Capri të Italisë dhe duken shumë të lumtur. Këtë e kanë dëshmuar edhe me fotot e postuara së fundmi në rrjete sociale ku shfaqen në jaht.
Diletta shfaqet e ulur në prehrin e Canit ndërsa aktori duket shumë i dashuruar, aq sa si rrallëherë ka vendosur t’i publikojë fotot në faqjen e tij zyrtare. Fotot kanë thyer rrjetin duke arritur gati 1 milion pëlqime ndërsa në komente fansat i kanë cilësuar si çiftin më ‘hot’ të showbizit.