Pse po bëhet çdo ditë e më e vështirë gjetja e partnerit të duhur
Gjetja e një mashkulli të mirë, me sa duket sa vjen e po bëhet më e vështirë. Pse e ardhmja e çifteve duket e zymtë? Pasi gjithnjë e më shumë gratë e arsimuara konkurrojnë më pak për të gjetur një partner të mirë për veten e tyre.
“Vajzat shkojnë në Universitet për të marrë më shumë njohuri, ndërkohë djemtë shkojnë për t’u bërë më të marrë”, shumë vajza janë rritur me këtë ide. Ato janë më të zgjuara e më të pjekura se djemtë dhe shpesh superiore në pothuajse çdo aspekt tjetër.
Mirëpo, ndërsa vajzat përparojnë dhe kuptojnë përshkallëzimin e arsimimit të tyre, ekziston një pjesë vërtet e çuditshme në shoqërinë tonë. Kjo pjesë tregon një krizë të thellë demografike në vendin tonë dhe në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar.
Pabarazia gjinore në arritjet arsimore po bëhet gjithnjë e më e madhe çdo vit. Ky mund të jetë një lajm i mirë, në fund të fundit, për të ardhurat dhe barazinë në punës. Mirëpo, sjell raste gjithnjë e më problematike për brezat e ardhshëm të meshkujve dhe femrave.
Sipas Departamentit të Arsimit të Sh.B.A-së, më shumë se 57% e atyre që u diplomuan me diploma bachelor, ishin femra. Hendeku për gradat master ishte edhe më i gjerë: 59% në 41%. Të dhëna të tilla janë të ngjashme edhe në Shqipëri, hendeku i pabarazisë arsimore është goxha i thellë.
Në lojën e jetës, dashurisë dhe marrëdhënieve, pabarazia arsimore midis burrave dhe grave është një problem i vërtetë.
Ky çekuilibër gjinor ekziston që nga viti 1981, kur më shumë femra sesa meshkuj u diplomuan për herë të parë. Ky hendek është thelluar pothuajse çdo vit që nga ajo kohë. Në fakt, Departamenti i Arsimit vlerëson se deri në vitin 2027 femrat do përbëjnë rreth 60% të të gjitha gradave universitare.
Tani, nga këndvështrimi i drejtësisë ekonomike dhe barazisë, me siguri mund të themi se ky është përparim. Mund të jetë prova më e prekshme e një ndryshimi thelbësor në barazinë gjinore qëkurse grave iu dha e drejta e votës. Nëse arsimi vërtet është çelësi i suksesit, atëherë ngadalë, mbase, në mënyrë të qëndrueshme, mund të presim që hendeku i pagave të ngushtohet.
Natyrisht, ka shumë arsye të tjera për dallimet gjinore në rezultatet ekonomike, dhe shumë prej këtyre ndikimeve do qëndrojnë me ne gjatë. Ndikimi i një popullate me femra më të arsimuara në fuqinë punëtore mund të ndikojë drejpërdrejtë në ekonomi. Por, ndërsa pasojat ekonomike mund të shfaqen në këtë mënyrë, ia vlen të mendojmë pak edhe për efektet shoqërore.
Siç e përmendëm më lartë “Në lojën e jëtës ku marrim pjesë të gjithë, të dashurisë dhe marrëdhënieve, pabarazia arsimore midis burrave dhe grave përbën një problem.
Niveli intelektual.
Vlerësohet se për çdo tre meshkuj me diploma bachelor në vitet ‘20 dhe ‘30, tani ka katër femra. Shumica e studimeve mbi tërheqjen heteroseksuale sugjerojnë që aftësia intelektuale është një tërheqës i rëndësishëm dhe se njerëzit kanë tendencë të gravitojnë drejt partnerit me afërsisht të njëjtin nivel intelektual.
Por çdo vit, grupi i të diplomuarve meshkuj po bëhet më i vogël në krahasim me femrat. Sigurisht që shkolla e lartë nuk është gjithçka, dhe shumë femra do ta gjejnë një bashkëshort të përshtatshëm. Megjithëse realiteti po tregon një diferencim të theksuar.
Meshkujt janë ende më diskriminues se femrat.
Gjithmonë supozohet se gratë janë më selektive në kërkimin e një partneri të seksit të kundërt. Burrat janë dukshëm diskriminues; gratë, dukshëm më të rafinuara dhe të sofistikuara. Por të dhënat e disponueshme tani nga aplikacionet e takimeve online tregojnë se sa i madh është ky hendek.
Aviv Goldgeier, një inxhinier i aplikacioneve për takime online Hinge, u intervistua kohët e fundit në lidhje me të dhënat që ai do të përpilonte në “pëlqimet” e meshkujve dhe femrave. Nëse mendojmë për atraktivitetin si një aktiv ekonomik, mund të matim sesi shpërndahet në mënyrë të barabartë ose jo ky dallim midis burrave dhe grave.
Indeksi gjini për meshkujt.
Ekonomistët përdorin një njësi matëse – koeficientin Gini — për të vlerësuar nivelin e pabarazisë në një ekonomi. Sa më i afërt të jetë drejt 0 ky koeficinet, aq më shumë shpërndahet në mënyrë të barabartë pasuria. Sa më afërt drejt 1-shit, aq më i pabarabartë është.
Rezulton se indeksi Gini për meshkujt është 0,542 — një nivel i lartë pabarazie. Një numër i vogël i burrave zotërojnë pjesën më të madhe të elementeve që i bëjnë tërheqës për femrat. Për gratë, në sytë e burrave, asetet e tërheqjes ishin përhapur në mënyrë më të barabartë – një indeks Gini me vetëm 0.376.
Konfirmimi i zymtë: Një numër gjithnjë e më i vogël i meshkujve konsiderohen të pranueshëm nga femrat sesa e kundërta.
Me fjalë të tjera, ky hendek dhe dallim do ta vështirësojë kërkimin dhe gjetjen e një mashkulli ideal. Ende nuk e dimë se ç’efekt do ketë aplikacioni i dua.com në këto të dhëna sociale. Ndoshta nëpërmjet këtij aplikacioni do vërejmë shumë tendenca sociale që duhen studiuar.