Luljeta, fenomeni i “Për’puthen 40+”, merr vendimin e papritur rreth programit
Pa frikë mund të themi se fenomeni i “Për’puthen 40+” është Luljeta Nallbani, e cila mori vëmendje menjëherë duke u komentuar për moshën. Një grua mbi të 60-tat që kërkonte një partner, e që i pëlqen shumë të udhëtojë, të merret me palestër dhe të eksperimentojë me look-un e saj. E më pas, bëri bujë në rrjet me dy këngët e saj.
Por, së fundmi Luljeta ka marrë një vendim të papritur, duke u larguar nga “Për’puthen”. Lajmin ajo e dha në “Abc e pasdites” ku ishte e ftuar sot, ku shpjegoi se ka marrë këtë vendim sepse e kishte të pamundur që të ishte e pranishme çdo ditë në program duke qenë se i duhet të udhëtojë nga Fieri drejt Tiranës. Luljeta nuk arriti ta gjente partnerin e jetës në “Për’puthen +40”.
“Mua nuk më ndryshon as programi, as Zoti që është lart nuk më ndryshon. Kështu kam lindur me këtë mendje. Në kohën e Enverit kam marrë fletë rrufe, me pantallona kauboj,flokët e gjata i lyeja me ujë të oksigjenuar, manikyrin e bëja me peçikllaz”, u shpreh Luljeta.