“Sylesh, eskorta në Dubai po merren me muzikë”/ Vazhdon sherri pas festivalit, fituesi i ‘Kënga Magjike’ ironizon Kozeta Kurtin, ja fotot që publikon Alban Ramosaj

Fituesi i “Kënga Magjike” 2021, Alban Ramosaj, ka vazhduar “sherrin” që ka nisur në rrjetet sociale, pas festivalit dhe komenteve që janë bërë për faktin se ai rrëmbeu trofeun e këtij viti.

Ramosaj ka postuar në profilin e tij në Instagram, në Instastory, foto të cilat ironizojnë komentin që bëri anëtarja e jurisë së festivalit, Kozeta Kurti.

Ja këtu në Dubai duke vuajur. Hej sylesh si ma ke syrin për Eurovizion? Sylesh, unë jam veçse një sylesh i gjorë, të lutem tani mos më bullizo me kështu iderash që nuk i “mbroj” dot,”-shkruan Alban Ramosaj teksa ndan këto dy foto që shihni dhe më poshtë.

Ndërkohë, më herët, ishte pikërisht Flori Mumajesi i cili replikoi virtualisht me Kozeta Kurtin.

Një shkrim i nxituar nga mllefi kolektiv! Ftoj të gjithë syleshët që morën pjesë në festival që nga fituesi deri tek ata që nuk patën mundësi të kualifikohen, të mos ndihen sylesh!

Kam shkëputur nga shkrimi vetëm thikat e panevojshme! Çfarë arrogance për të gjithë ne syleshët që mbetëm në dorën tënde, të na votosh dhe të na vendosësh epitete më pas! BRAVO! TË LUMTË!

 

Mbase e meritojmë të na votosh si të duash, por të lutem, përtej kësaj mos e mpreh shpatën pa numëruar deri në 10. Si mikeshë që të kam edhe pse nuk shquhem për të numëruar deri në 10, po e bëj Kozeta Kurti!”, shkroi Flori.

 

Pas fjalëve të këngëtarit, Kozeta reagoi sërish duke iu përgjigjur Florit me disa fjalë në Instastory.

 

Qyqja! Zemër! Muzika është më e madhe se Kënga Magjike. Refleksioni është përtej Kënga Magjike, ndonëse e drejta e interpretimit është tërësisht personale! Më vjen vërtetë keq që vetë-etiketohesh sylesh. Sylesh është çdo profil pa identitet në rrjete sociale”, shkroi ajo.

 

Kujtojmë që Kozeta Kurti, e cila këtë vit ishte anëtare e jurisë së festivalit Kënga Magjike, bëri një postim të gjatë në “Facebook”, si një lloj reflektimi në lidhje me atë se çfarë po ndodh me muzikën shqiptare.

“Dua t’u kthej një përgjigje për së largu çdo syleshi. Eskorta në Dubai, po merren me muzikë unë nuk e di se ku e ka futur kokën shumica e finalistëve, pasi e ka parë atë vajzën të këndojë në skenë. A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti. (ata që e mbrojtën këngën, mund t’jua numëroj ndoshta me gishtërinjtë e vetëm njërës dorë) Por Albani ka këngën! Dhe kënga është e para. Kur ke këngën, këngëtarin e gjen. Me këtë dua të them se ndoshta ka ardhur koha të ndryshojë e të rikthehet sistemi, siç ndodhte dikur në këtë vend e siç ende në botë ndodh shpesh: producentët e kompozitorët t’ua përshtasin krijimtarinë e tyre interpretuesve dhe jo këta të fundit të bredhin studiove e të kërkojnë këngë”, shkruante Kozeta ndër të tjera në postimin e saj.